Gjermania përfundon rrugëtimin në “EURO”, ambasadori gjerman falënderon kosovarët

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas humbjes së Gjermanisë në kampionatin europian.

Gjermania u mposht në çerekfinale nga Spanja me disavantazh minimal 2:1, raporton Indeksonline.

E pas ndeshjes, Rohde falënderoi Kosovën për mbështetjen që i dha Gjermanisë në këtë kompeticion.

“Faleminderit shumë, e dashur Kosovë, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme për ekipin gjerman!

Edhe pse “Die Mannschaft” nuk është më pjesë e turneut, ne vazhdojmë të jemi me krenari mikpritësit e këtij turneu emocionues” shkroi ambasadori gjerman, duke publikuar fotografi me disa tifozë që ishin në përkrahje të Gjermanisë

Lexo edhe:  Greva vazhdon, sindikalistët refuzojnë propozimin e Golës