Vdekja e 65-vjeçarit në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, zbardhen detajet e fundit për rastin

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportoi Gazeta Sinjali, viktima është i moshës 65-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajzë të moshës rreth 27-vjeçare.

Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, në vend të ngjarjes.

“Njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Babë e bir futen në sherr për pronë, 70-vjeçari përfundon në prangat e Policisë