Aksident i rëndë në Gllarevë, një veturë përfundon jashtë rrugës

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Gllarevë të Klinës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, vetura ka dalur nga rruga.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia, ndërsa autoritetet po e largojnë veturën nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Lexo edhe:  Djali i dëshmorit Rifat Mëziu që e çoi deri në fund fjalën e babait të tij përfundon me sukses kursin bazë për oficer të këmbësorisë në SHBA