Dy të zhdukur në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën për dy raste të zhdukjes në qytetin e Ferizajt.
Sipas raportit 24-orësh, në njërin rast raportohet se është zhdukur një grua.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rastin e dytë e ka raportuar në polici një burrë, i cili ka thënë se nuk di asgjë për vendndodhjen e djalit të tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij, ka dalë nga shtëpia nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.