Prishtinasi gjuan me armë shtëpinë dhe veturën e djalit të dajës, Policia vihet në ndjekje të tij
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku për motive akoma të panjohura u gjuajt në drejtim të një shtëpie.
Viktima e këtij rasti ka kërkuar ndihmë në Polici dhe ka zbuluar identitetin e të dyshuarit.
Sinjali merr vesh se rasti është denoncuar nga një 26-vjeçar, i cili ka raportuar se djali i hallës së tij është personi që ka shtënë me armë te shtëpia e tij, e po ashtu edhe në drejtim të veturës së tij.
Bazuar në informacionet e para, nuk ka persona të lënduar nga shkrepjet me armë dhe tashmë janë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.
Policia është aktivizuar për të siguruar prezencën e të dyshuarit, por përkundër që e kanë kërkuar, akoma nuk kanë rënë në gjurmët e tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.