Daku ‘rrëmbëhet’ nga emocionet, i bashkohet thirrjeve të tifozëve
Kroacia e Shqipëria u përballën në një ndeshje të zjarrtë në qytetin e Hamburgut, në “Volksparkstadion”, në kuadër të Euro2024.
Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2, e cila pati një fund dramatik, me Shqipërinë që barazoi rezultatin në minutën e 95-të të ndeshjes me anë të Klaus Gjasulës.
Golin e parë për Shqipërinë e shënoi Qazim Laçi, derisa për Kroacinë golin e gjetën Kramaric, dhe Gjasula, i cili shënoi autogol.
Përfundimi i ndeshjes me një barazim në çastet e fundit ndaj një superfuqie si Kroacia, është përjetuar thuajse si një triumf nga “kuqezinjtë”, për të cilët debutoi në Europian edhe Mirlind Daku.
Por sulmuesi kosovar bashkë me lojtarët e tjerë, e kanë festuar me tifozë rezultatin pozitiv.
Mirëpo, në një video që po qarkullon në internet – nëse videoja është autentike – Daku shihet se është ‘rrëmbyer’ nga emocionet dhe me autoparlant brohoret bashkë me tifozë.