Sylvinho ka “hequr” dorë prej tij, Mirlind Daku reagon pas ndeshjes me Italinë
Mirlind Daku nuk është aspak i preferuar për sulmin e Kombëtares. Trajneri Sylvinho nuk i jep minuta prej 20 nëntorit të vitit 2023, kur startonte në barazimin(0-0) kundër Ishujve Faroe.
5 ndeshje kanë kaluar prej atëherë, teksa ndër të grumbulluarit për Europian, Daku është i vetmi që nuk ka marrë asnjë minutë.
“Plani i zotit”, shkruan Daku së fundmi dhe e shoqëron me një foto të tijën pas ndeshjes me Italinë. Sulmuesi mund të jetë në pritje të minutave për ndeshjen e ardhshme. Kujtojmë se kuqezinjtë luajnë kundër Kroacisë më 19 qershor.