Ky është burri që u gjet dje pa shenja jete te penda e fshatit Livoq

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se një burrë është gjetur pa shenja jete te penda e fshatit Livoq të Epërm të Gjilanit.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktima është: Ilaz Shaqiri.

Lajmi është konfirmuar dje edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete”, – ka thënë ai.

Tutje, Osmani ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete”.

Lexo edhe:  “Jua mbushi trupin plumba”, ky është prizrenasi me të kaluar kriminale i arrestuar për sulm e kanosje ndaj disa grave