Rrahje mes dy personave në një lokal në veri, Policia zbulon të dyshuarit dhe siguron pamjet

Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në kafeteri e lokale të ndryshme në vendin tonë. Një konflikt verbal që eskaloi në rrahje ka ndodhur në një lokal në Leposaviq, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi i Sinjalit nga veriu ka bërë me dije se dy persona janë përfshirë në përleshje pas një mosmarrëveshje lidhur me muzikën e lëshuar në lokalin “Hedonik”.

Për pasojë,  dy të dyshuarit janë rrahur mes vete, ndërsa më pas njëri prej tyre e ka goditur veturën e tjetrit – në shenjë revolte.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe të dyshuarit janë identifikuar.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj të dyshuarve.

Lexo edhe:  E rëndë: Plagosje me armë zjarri në Podujevë, qëllohet një 16-vjeçar