Punimet e vonuara, automjeti i punës e bën “helaq” magjistralen Podujevë-Prishtinë

Punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë po vazhdojnë, ndonëse kjo magjistrale bazuar në premtimet e politikanëve supozohej të përfundonte më 2022-ën.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është zotuar që kjo magjistrale të përfundojë gjatë verës.

Punime janë parë edhe përgjatë kësaj të diele. Mirëpo, automjeti i punës i ngarkuar për kryerjen e punimeve po i bën telashe veturat në komunikacion.

Në një video që ka siguruar Insajderi, kamioni shihet duke hedhur material ndërtimor prapa gypit, ku pas tij qëndrojnë vetura.

Lexo edhe:  Punëtori i kompanisë “Fitorja” në Ferizaj rrëzohet nga kati i dytë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda