Humanistit Halil Kastrati i ndahet “Çmimi i Mirësisë” nga Presidenti turk, Erdogan
Humanisti Halil Kastrati, njëherit Përfaqësuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit, ka marrë “Çmimin e Mirësisë” nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Kastrati shkroi se ndihet i nderuar që ka marrë çmimin, duke potencuar se çmimin e sheh si motivim për punë të mëtutjeshme.
“Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar të marr sot “Çmimin e Mirësisë” nga Presidenti i Republikës së Turqisë; z. i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë ( TDV ). Duke e ndje këtë çmim obligim dhe motivim për punët në misionin tonë, këtë çmim ia dedikoj të gjithë donatorëve të Shoqatës sonë”, shkroi Kastrati.