Gati dy vjet burgim për burrin nga Ferizaj që preu dru ilegalisht

Policia në Ferizaj këtë të premte ka arritur që të arrestoj 38-vjeçarin, G.L, i cili ishte i kërkuar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej një 1 vit e 8 muaj, njofton Klankosova.tv.

Pas kompletimit të dokumentacionit ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lexo edhe:  Babai në Fushë Kosovë e dërgon në strehimore vajzën me nevoja të veçanta: Merruni me të, s’kujdesem më