Sonte Fury përballë Usyk, Joshua: Ukrainasi lufton shumë mirë

Sonte na pret super meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.

Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Dje janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg.

Në lidhje me këtë meç ka folur Anthony Joshua, i cili e ka cilësuar r Usyk si një “luftëtar fenomenal” dhe ka mbështetur ukrainasin për të mposhtur Furyn.

“Epo, unë kam luftuar me Oleksandr Usyk kështu që mund të flas vetëm për atë që kam përjetuar prej tij. Luftëtar fenomenal, do të thosha se do të bëjë një punë vërtet të mirë”, tha Joshua.

Usyk mundi Joshua-n për herë të parë në stadiumin Tottenham Hotspur në shtator 2021 me vendim unanim për t’u bërë kampion i unifikuar i peshave të rënda në një natë që e pa britanikun të humbiste titujt e tij WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Lexo edhe:  Karateisti Zejnullahu stoliset me të artën në turneun ‘Grand Prix North Makedonia’