Kapen duke garuar me automjete, Policia në Gjakovë i dënon me nga 500 euro dhe ua merr patentat

Foto ilustruese

Policia e Trafikut në Gjakovë ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve të cilët me automjetet e tyre bënin gara shpejtësie.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme janë identifikuar dhe ndalur dy automjete, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

“Këtyre ngasësve, bazuar në ligjin për trafikun rrugor, ju është shqiptuar gjobë në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.”

Lexo edhe:  Kamarieri u shërben kafe në rrugë policëve që po kujdesen për sigurinë në Veri