Vetaksident në Sllatinë, vdes shoferi i veturës

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha ai

Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML.

Lexo edhe:  Pamje: Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, një person shihet i shtrirë në tokë