Aksident i rëndë në Shqipëri, makina përplas për vdekje një adoleshent

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari.

Nga informacionet e para mësohet se i riu është përplasur nga një automjet teksa ka qenë duke ecur.

“Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Lexo edhe:  “Oh pasna hy gabim” – vajza e Lutfi Hazirit shkel live rregullat në trafik (VIDEO)