Vdes mësimdhënësi Abedin Haliti, mësoi nxënësit për mbi 40 vite

Me datë 17.10.2022 ka ndërruar jetë veterani i arsimit nga komuna e Skënderajt, Abedin Haliti.

Arsimtari Abedin siç edhe njihej nga shumë gjenerata të cilat i edukoi lindi në vitin 1954 në fshatin Prellovc të komunës së Skënderajt. Shkollimin fillor e kreu në Qirez, kurse gjimnazin në komunën e Vushtrrisë. Studimet e larta i kreu për Matematikë, shkruan rajoni.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

Për plot 40 vite punoi si arsimtar i matematikës në shkollën fillore “Dëshmorët e Qyqavicës” dhe në paralelen e ndarë të saj në Krasaliq më vonë shkolla fillore “Pavarësia”. Edukoi gjenerata të tëra, kuadra të shquara që sot kontribuojnë në vendin tonë. Për punën e tij disa herë u shpërblye me mirënjohje si arsimtar i dalluar. Njihej për ndershmërinë, intelegjencën, edukatën e tij.

Lexo edhe:  U shkollua në UP, kosovari bëhet shef i kirurgjisë vaskulare në Spitalin Kantonal në Zvicër