Të shtëna afër vijës administrative Serbi – Kosovë: Sulmuesit qëlluan ndaj oficerëve të policisë

Ilustrimi i policisë

Inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë në kërkim intensiv të sulmuesve të panjohur, të cilët sot kanë qëlluar me armë zjarri ndaj policëve në Zonën e Sigurisë Tokësore, afër vijës administrative me Kosovën, raporton gazeta serbe Blic, përcjell Jepi zë.

– Të shtënat kanë ndodhur në fshatin Istocni Mojstir pasi persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të punonjësve të policisë , dhe ka pasur shkëmbim zjarri në të cilin sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes nuk ka të lënduar – konfirmohet për Agjencia RINA.

Sipas informacioneve jozyrtare, ngjarja ka ndodhur në pyll dhe shkak për të shtënat me gjasë është prerja e paligjshme e pemëve .

Aktualisht në vendngjarje ndodhen një numër i madh i policëve të cilët po hetojnë dhe po kërkojnë sulmuesit .

(përktheu dhe përshtati “Jepi zë”)

Lexo edhe:  Ky është i riu që e sulmoi policin në restorant, e akuzon se e kishte rrahur para disa vitesh