E vrau burrin në Ferizaj veç “pse po e këqyrte”, gjykata i jepen 17 vjet burg të riut
Nisi me fjalosje, por përfundoi në vrasje.
Dënimin për ata që ia ndalën jetën Bajram Qelit, e dha të enjten Gjykata Themelore në Ferizaj.
Ani se ishte me shok dhe e priti derisa i ndjeri doli nga kafeneja e pastaj e goditi disa herë me thikë, kryesori mori dënimin më të madh.
Leonit Muhaxheri u dënua me 17 vjet burg.
Albin Balia dhe Eugen Bajralia morën nga 2 vjet e 6 muaj burg, pasi u akuzuan veç për rrahje.
Mërgim Atanasovës iu dha 7 muaj burg, derisa Rinor Jashari do t’i japë 5 mijë euro kesh, që nuk i lajmëroi shokët.
Por, ky vendim nuk i duket i drejtë familjes së viktimës, për të cilët dënimi për të akuzuarit është qesharak.
Avokati thotë se më e padrejta ishte rikualifikimi i lëndës nga vrasje e rëndë në vrasje, derisa bëri me dije se për dënimin e Gjykatës së Ferizajt, do të ankohet në atë të Apelit.