Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka kërkuar nga presidentja Osmani të punojnë më shumë në procesin e personave të pagjetur, duke shtuar se Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur.

“Ne familjarët kemi të drejtë edhe kur s’kemi të drejtë kemi të drejtë të kritikojmë dhe të kërkojmë atë të pamundshme. Republika e Kosovës të zbatojë kur nuk e përkrahin shtetet. Sot sot i patë shumë ambasador, ku une kom pasë takim me ta, Brukseli me vendimet e veta duke thënë se duhet jetë prioritet humanitar personat e pagjetur, e ka stagnuar komplet procesin e personave të pagjetur”,  u shpreh Qerkini.

Ndërkohë presidentja Osmani potencoi se plaga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen  të gjithë.

Lexo edhe:  Ushtria serbe te kufiri i Kosovës: SHBA tregojnë se çfarë armatime kanë stacionuar aty