Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, do të bëjë betimin më 19 maj në ndërtesën e kësaj komune, me ç’rast do të nisë zyrtarisht mandatin e tij si kryetar.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill të këtij viti, kandidati nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota, përkatësisht 66 përqind të votave në total.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të gjitha të banuara me shumicë serbe, u mbajtën pas dorëheqjeve të kryetarëve nga Lista Serbe. Një veprim i tillë erdhi pasi Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendimin që të bëhej konvertimi i targave në “RKS”.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Të njëjtat u bojkotuan në masë të madhe nga pjesëtarët e komunitetit serb.

Lexo edhe:  3 persona përfundojnë në spital pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi dje