Pamje nga festa tifozëve në qytetin e Pejës pas shpalljes kampione e Kosovës në basketboll

Qyteti i Pejës mbrëmë kishte festë deri në orët e hershme të mëngjesit pas festës së madhe që erdhi me triumfin e tyre në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës në basketboll.

Peja është shpallur kampione e Kosovës. Në një super finale shumë interesante dhe dramatike, verdhezinjtë kanë mundur Trepçën në ndeshjen e pestë për të çuar rezultatin përfundimtar 3-2.

Fitorja në ndeshjen e zhvilluar në palestrën Minatori erdhi në vazhdime dhe me rezultat 91:93 (17:21, 17:15, 24:22, 19:19, 14:16), duke qenë njëra nga finalet më interesante të pasluftës në basketbollin e Kosovës.

Me të fituar ndeshjen, lojtarët e Pejës vrapuan drejt zhveshtores pas hedhjes së gjësendeve në palestër nga tifozët vendas dhe vetëm pas zbrazjes së sallës, ata dolën jashtë për ta marrë në duar trofeun e dhënë nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Pas festës në palestrën Minatori, lojtarët dhe stafi i Pejës nuk humbën kohë dhe u nisën menjëherë drejt qytetit të tyre, ku ishin duke u pritur nga qindra tifozë verdhezinjë.

Qyteti ishte mbushur me njerëz që prisnin kampionët për të festuar së bashku triumfin e edicionit 2022/23 apo titullin e parë pas një dekade.

Festa ishte e madhe e madhe me këngë dhe mjete piroteknike nga qytetarët që kishin ‘pushtuar’ rrugët e ndryshme të qytetit.

Ky ishte titulli i shtatë në historinë e klubit nga “Karagaqi”.

Lexo edhe:  Grabitje e armatosur në një pompë në Vushtrri, hajnat e maskuar kapin qindra euro