Vetura ushtarake e KFOR-it rrokulliset në fshatin Grajke të Leposavqit

Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës në fshatin Grajke të Leposavqit.

Vetura ushtarake siç shihet nga fotot e siguruara është rrokullisur afër një oborri të një shtëpie.

Deri më tani KFOR-i nuk ka lëshuar ndonjë njoftim.

Teve1.info ka dërguar pyetje të enjten në mbrëmje në adresën e KFOR-it dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Lexo edhe:  "Kanë dalë prej Drenice në Prishtinë", deputetja e PDK-së i reagon Dimalit të VV-së