Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Sot do të mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00.

Gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” është realizuar nga data 22-26.04.2023, me pjesëmarrjen e FSK-së dhe shteteve partnere.


Gara tradicionale e “Ushtarit më të mirë” që organizon Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më ka krijuar standardet e saj, këtë vit ka 8 shtete partnere që i janë bashkuar garës.

Garuesit më të mirë nga FSK do të jenë pjesë e garave ndërkombëtare në të cilat ftohet FSK-ja të marrë pjesë.

Lexo edhe:  Këto do të jenë çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme