Sekuestrohen 615 litra vaj me origjinë nga Serbia

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë, respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara.

Siç njofton Dogana, transmeton 02Press, në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjetër i kontabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia.

“Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova ka pranuar propozimin evropian në parim