Arrestohet personi që sulmoi dy gra në Prishtinë, dyshohet se i shkaktoi edhe dy aksidente me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuarin që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në Prishtinë.

Siç njofton policia, arrestimi i tij ka ndodhur në qytetin e Pejës dhe se i njëjti dyshohet se para se t’i sulmojë dy gra në Prishtinë, ka shkaktuar dy aksidente.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.

Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Lexo edhe:  Midis Gjilani: Serbët shesin pasulin 3 euro kg, shqiptarët 7 euro