Nesër varroset drenicasi që vdiq para disa javësh në vendin e punës në Itali
Bashkim Bytyqi wë humbi jetën në vendin e tij të punës në Itali para disa javësh, do të varroset nesër në Arllat të Drenasit.
Njoftimi i plotë:
Varrimi i të ndjerit Bashkim H. Bytyqi, bëhet nesër, ditë e shtunë, data: 23.03.2024 në orën 15:00 në lagjen e Bytyqve në Arllat të Drenasit.
Bashkimi e kishte humbur jetën disa javë më parë derisa po punonte në Itali.
Allahu e pranoft në meshiren e Tij dhe e beftë prej banorëve te xhenetit!