Arrestohet një person në Leposaviq, iu gjet pushka e gjuetisë me leje të lëshuar nga Serbia

Foto ilustrim

Një person është arrestuar të dielën në Leposaviq, pasi në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 5.5 mm dhe leja e armës e lëshuar nga Serbia.

Policia ka njoftuar të hënën në raportin e saj 24-orësh se rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Tutje thuhet se rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Fotografohet me çantë Hermes të 32 mijë eurove, shpërthen zemërimi ndaj gruas së liderit të Hamasit