E sulmuan qentë – Detyrohet të përdorë armën

Gjatë ditës së djeshme një zyrtar policor është sulmuar nga qentë endacak, ku për t’i shpëtuar sulmit u detyrua të përdorë armën.
Sipas raportit të policisë, ai ka shkrepur vetëm një herë, ku në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë

Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar dhe nuk është lënduar askush.

IPK dhe prokurori kujdestar janë njoftuar lidhur me rastin.

Njoftimi i plotë:

PËRDORIM I ARMËS- Vushtrri 17.03.2024-09:38. Një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për ti shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të   përdorë armën  zyrtare, me ç’rast  kishte  shkrepur   një plumb. Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar  askush . Në vendin e ngjarjes  është  gjetur një gëzhojë.. Lidhur me rastin është njoftuar  prokurori  kujdestar  si dhe IPK.

Lexo edhe:  Aksident në Lipjan, e përfshirë një grua shtatzënë