Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell e vranësira të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu.

Pasdite mund të kemi zhvillime paksa më të fuqishme të vranësirave që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshje do të jenë të karakterit lokal. Pra, nuk priten rrebeshe në tërë territorin.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat pritet të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe të izoluara shiu orëve të pasdites.

Rrebeshe lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë parashihen edhe të hënën pasdite kryesisht në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa në viset tjera të hënën nuk priten reshje.

Gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit të së martës një sistem rrebeshesh shiu përfshinë të gjitha territoret tona që nga veriu i Kosovës e deri në jug të Shqipërisë. Në viset malore do të ketë reshje shqote e bore, ndërsa reshjet pushojnë ditën e së Martës, temperaturat shënojnë ulje, kurse mëngjesin e së mërkurës mund të ketë ngrica të dobëta në disa zona./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Komuna e Drenasit shpall konkurs për 8 vende të lira të punës [DOKUMENT]