Aksidenti në dalje të Prishtinës, shoferi dyshohet se shkaktoi aksidentin qëllimisht

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, ku për pasojë një makinë ka përfunduar e rrokullisur në dalje të Prishtinës, më saktësisht te Shkabaj.

Gazeta Sinjali publikoi një video nga vendi i ngjarjes, teksa shiheshin edhe njësitet policore dhe autoambulanca të pranishme.

Lajmi për Sinjalin është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti.

Siç tha ajo, vetaksidenti është shkaktuar nga një person i cili dyshohet se ka shkaktuar atë me qëllim, për të mos i përfillur urdhërat e policëve për ndalim.

I njëjti thuhet se ka vazdhuar me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit ku dhe më pas është vet aksdientuar.

Tutje bëhet e ditur se ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lexo edhe:  Lirohen nga spitali shtatë nga tetë personat që u helmuan nga tymi në Pejë