Vdekje e dyshimtë në Gjakovë, gjendet pa shenja jete në banesën e tij një 70 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës, ku në një banesë është gjetur pa shenja jete një burrë i moshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Shermet Elezaj, i cili tha se viktima, i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë me qera në rrugën “Tahir Efendija”.

Me të marr informacionin, policia dhe mjekët kanë dalë në vendin e ngjarjës dhe e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Sipas policisë trupi i pajetë është dërguar në IML për opduksion.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qera (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, tha Elezaj për Sinjalin.

Lexo edhe:  Vushtrriasi gjuan rreth 10 herë për qejf me armën ilegale, pasi arrestohet zbulohet se ishte në kërkim