Vidhen rreth 50 euro në një xhami në Gjilan

Është raportuar në Polici një rast vjedhjeje në xhaminë në Miresh të Gjilanit.

I dyshuari ka vjedhur rreth 50 euro aty.

Policia po vazhdon ta hetojë rastin.

“Është raportuar se një person i panjohur ka hyrë në xhami dhe ka vjedhur një shumë të parave (rreth 50 euro). Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  Sveçla viziton policët në veri