Tre persona kërkuan ndihmë mjekësore pas një aksidenti në Stapanicë të Klinës

Sonte në fshatin Stapanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, ku ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se të lënduarit pasi janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë liruar për në shtëpi.

“Rreth orës 17:45 ka ndodhë një aksident mes dy automjeteve, tre persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët më pas janë dërguar në QMF dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Minatori dhe ish ushtari i UÇK-së, Miftar Mehmeti, shpëton një vajzë nga sulmi i qenëve endacak në Mitrovicë