E rëndë: 15-vjeçarja në Malishevë tenton t’i japë fund jetës së saj, dërgohet me urgjencë në QKUK

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 15-vjeçarja është dërguar sot në mesditë për ndihmë mjekësore, pasi e njëjta dyshohet se kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve për qetësim.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e mitura është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

 

Lexo edhe:  Mes lotëve nxënësja mitrovicase përshendetet me shokët dhe shoqet e klasës, merr rrugën drejt Gjermanisë