Ushtarët nga Bondsteeli kujdesen për sigurinë në veri

Ushtarë letonezë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it dhe NATO-s mbikëqyrin lëvizjen në rrugët nga pikat e kontrollit të trafikut (TCPs) në Zubin Potok.

Nga Komanda Rajonale e Lindjes në Bondsteel, njoftojnë se gjatë operacioneve, elementet ushtarake nga i gjithë KFOR-i RC-Lindja po ofrojnë siguri për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it është e përkushtuar drejt mbajtjes së një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë siç mandatohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vitit 1999.

Lexo edhe:  Grabitet një taksist në Prishtinë, policia nis hetimet