Skenderaj përjashtohet nga ‘Epopeja e UÇK-së’, Komuna: Qeveria duhet të tregojë arsyet

Skenderaj është përjashtuar nga organizimi i “Epopesë së UÇK-së”, i cili organizohet nga datat 5, 6 dhe 7 mars, në nderim të sakrificës së familjes Jashari, dhe të gjithë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj komune, Amir Lushtaku, tha se për t’i ditur arsyet se pse është bërë ky përjashtim, duhet pyetur Qeveria e Kosovës.

“Këtë përgjigje më mirë do të duhej ta jepte Qeveria e Kosovës. ‘Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’, është një ndër ngjarjet më madhështore që ka organizuar dhe ka bërë bashkë të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënia e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ka qenë një kushtrim në të gjithë vendin, dhe ka krijuar, motivuar dhe bashkuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kjo ngjarje padyshim duhet të na bashkojë të gjithëve dhe assesi të ndodh e kundërta, të ndodh pra përjashtimi”, u shpreh ai në Info Magazine.

Lexo edhe:  “E kam babanë prokuror” – reagon Arianit Koci pas publikimit të videos: Gjoba do të jetë shumë e madhe