Sulmohet fizikisht këshilltari i Ministrisë së Punëve të Jashtme

Është sulmuar fizikisht këshilltari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Çerim Bajrami.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në Prizren, ku viktima është goditur nga i dyshuari me boks në hundë duke pësuar lëndime trupore.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,

“Pas një konflikti verbal në mes të dyshuarit dhe viktimës, I dyshuari e ka goditur me boks viktimën dhe me këtë rast I shkaktuar lëndime në hund.

Policia është duke u marr me rastin. Deri te fjalosja ka ardhur për shkak se i dyshuari me disa të tjerë ka qenë duke lujtur me top ndërsa viktima ka kërkuar nga ata që të nderpresin lojën e të mos I shqetësojn”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.

Lexo edhe:  Këta janë dy të arrestuarit nga Antidroga në Prizren, kapen rreth gjysmë kg drogë