Me dhembje e lot, iu dha lamtumira e fundit futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina

Sot i është dhënë lamtumira e fundit futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina.

22-vjeçari ndërroi jetë dje. Ai ka qenë i shtrirë në spital për disa javë, pasi kishte pësuar sulm gjatë stërvitjeve.

Morina karrierën e nisi te Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa e Pejës, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundi ishte pjesë e Vushtrrisë.

Lexo edhe:  "Këtu nuk ka vllaznillak", "nuk e mbroj", vëllai i Liburn Aliut e kritikon publikisht ministrin për ngjarjet e fundit