Gruaja e denoncon bashkëshortin që mban armë pa leje, Policia bastis shtëpinë e tyre

Foto ilustruese

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre.

Të tilla raste shpesh zbulohen edhe gjatë bastisjeve në lokacione të ndryshme.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në Gjakovë, pas informacioneve se një person posedon armë.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 48-vjeçar, i cili është denoncuar nga bashkëshortja e tij.

Pasi Policia ka kontrolluar shtëpinë, është gjetur një armë me mbi 20 fishekë, që janë konfiskuar si prova materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet

Lexo edhe:  LAJM I MIRË: Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Pagat