Luizi tregohet romantik,- Ja vendos targës së veturës së Kiarës emrin e tij “L U11 Z”

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, i personalizon targat e makinës, të cilën ia beri dhuratë gruas së tij Kiara Titos.
“L U11 Z” ia vendosi targës së veturës Luizi, shkruan lajmi.net.

“Ishte konkursi se çfarë targe t’i vë edhe në fund fitoi kjo targa siç e shihni, targa e Lushnjës do të thotë, LU dy njësha se njësh Kiara njësh unë dhe Z se zyrtare, kështu që e gëzoft Kiarita”, ka thënë ai në një ‘InstaStory”.

Luizi, gjithashtu ka pasur një thirrje për policinë dhe drejtuesve automjetet e tjera.

“I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve edhe policisë së shtetit që kur ta shihni këtë mjetin në rrugë ju lutem se e kam gruan dhe është shtatzënë, mos i bini borisë se trembet dhe lini me kalu. Kaq”, ka shtuar ai.

Kujtojmë së Luizi dhe Kiara janë në pritje të një vajzë

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish inxhinieri i Trepçës nga Mitrovica, Hazir Haziri