Syla, Qeverisë: Do të na lini në terr me këto “budallaki të fukareve”
Gazetari Valon Syla ka kritikuar politikat qeveritare të kursimit të energjisë elektrike që përfshinin masa konkrete të vogla si uljen e temperaturave të klimave, ndaljen e çdo të tretës dritë në autostradë etj.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të “blejë rrymë” e t’i “lë këto fore me klima”.
Syla ka paralajmëruar se Qeveria përmes keqmenaxhimit në këtë sektor “mund të na lë pa rrymë”.
Postimi i plotë:
Çunu more bleni rryme, leni këto fore me klima. Keni me na lon në terr me këto budallaki të fukareve. Kurfar dije as zgjidhje s’ditët me jep qe 2 vjet në Qeveri. Kësi vendime mundet me marrë secili zyrtar i thjeshtë i administratës kosovare.