Një tjetër aksident sot: Automjeti futet në një barnatore, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në Suharekë, ku shoferi i një veture ka humbur kontrollin e saj teksa është futur në një barnatore.

Siç raportoi Sinjali pak momente më parë përmes pamjeve, shihej se vetura kishte goditur lokalin e një barnatoreje, duke thyer xhamat e pëparmë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku thuhet se vetaksidenti kishte ndodhur rreth orës 14:00.

Sipas informatave nga Policia, një person i gjinisë femërore ka marrë lëndime trupore, teksa në automjet janë shkaktuar dëme materiale.

Lexo edhe:  E shpallën të vrarë nga Rrustem Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani: Gjyshja ka përfunduar në spital