Lirohet pas intervistimit personi që e goditi me veturë bashkëshortin e Shkurte Fejzës
Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku për pasojë një veturë ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali. Siç mësohet, viktima është Hajrush Behluli, burri i këngëtares Shkurte Fejza, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se deri te aksidenti kishte ardhur teksa këmbësori ishte duke kaluar rrugën, për t’u goditur më pas nga automjeti.
Behluli aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërkohë që gjendja e tij raportohet se është stabile.
Tutje është bërë e ditur se Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe me urdhër të Prokurorit rasti është proceduar me procedurë të rregullt.