“Sonte kom me iu mytë”/ Burri i dehur kërcënon gruan dhe familjarët e tjerë në Gjakovë

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Marmull të Gjakovës, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe anëtarët tjerë të familjes.

Sinjali mëson se i dyshuari pasi kishte konsumuar shumë alkool kishte sharë e ofenduar bashkëshorten e tij e më pas e kishte kërcënuar duke i thënë se sonte do e mbysë atë dhe familjarët tjerë.

Përballë kësaj situate, 46-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj tyre.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari pasi i njëjti është arratisur.

Lexo edhe:  Del Video: Momenti kur ministrja Hajdari kishte shkelur me veturë një fëmijë