Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, doktor Shukri Gërxhaliu

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, doktor Shukri Gërxhaliu është ndarë nga jeta sot, në moshën 70-vjeçare

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, me ç’rast njoftuan se i ndjeri do të varroset nesër, në Studime të Vushtrrisë.

“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi!

Njoftojmë të gjithë familjarët dhe të afërmit se sot, në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, babi, bashkëshorti, gjyshi dhe vëllau, Dr. Shukri Gërxhaliu.

Varrimi i më të dashurit tonë bëhet nesër me kohë të drekës në Studime të Vushtrrisë.

Me zemra të thyera,

Familja Gërxhaliu”.

Lexo edhe:  “Kishin simbolet e kryqit në gjoks”, kush ishin personat e dyshimtë që u panë dje në xhaminë qendrore të Mitrovicës