Dhunë në një familje në Gjilan: 35-vjeçari e sulmon fizikisht babanë e tij, ai detyrohet të kërkojë ndihmë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët, apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe prindërit, të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur në një familje në Gjilan, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur pas një konflikti verbal që eskaloi në dhunë fizike dhe për pasojë iu riu e sulmoi babanë e tij.

Përballë kësaj situate, Sinjali mëson se viktima kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje

Lexo edhe:  Parashikimi i i motit për sot dhe ditëve në vijim