S’arrin të udhëtojë, ky është i riu që u arrestua në Aeroportin e Prishtinës dhe u dërgua në burg
Labinot Krasniqi, 29-vjeçar është dënuar pesë herë me burgim nga Gjykata për vepra penale të ndryshme, si dhe ndaj tij kishte dy urdhërarreste aktive.
Në total, Krasniqi është dënuar me mbi 5 vjet heqje lirie si dhe me gjobë.
I riu është kapur nga organet e rendit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ gjatë ditës së djeshme.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.