Juliana Nura së shpejti në politikë

Modelja nga Drenica, Juliana Nura, në emisionin ‘Gallatë’ në Kanal 10 ka konfirmuar se do t’i hyjë politikës.

“Dua ta ndaj me ju një ekskluzivitet, se shpejti do të më shihni në politikë”, ka thënë Nura.

Ish finalistja e BBVK nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje se cilës parti do t’i bashkohet.

“Të ardhmen gjithsesi e shoh vetën në politikë. Mendoj që diaspora duhet t’i kthehet vendlindjes dhe kjo është arsyeja pse do të angazhohem në politikë”, ka thënë Nura.

Ajo ka thënë se misionin e saj për ngritjen e zërit të gruas shqiptare dëshiron ta avancoj edhe përmes hyrjes në politikë.

Lexo edhe:  Santiana: Partneri jem nuk ma ndalon me pas shokë, e din që jam tip ‘gango’, më shkon llafi ma shumë me meshkuj