“Më ka kapur paniku”, Xhensila në një situatë të vështirë

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj me anë të një story në rrjetin social Instagram, ka ndarë me ndjekësit një situatë paniku.

Djali i vogël i këngëtares, Amen do të bëjë vaksinën e dytë dhe Xhensila duket se po e përjeton pak me stres.

Gjithashtu ajo iu kërkoi të gjitha nënave që kanë të njëjtat eksperienca disa sugjerime për ilaçet që përdorin për të qetësuar dhimbjet e fëmijëve.

“Sot nuk ka një ditë shumë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kap paniku. Kërkoj suport nga të gjitha mamat që kanë të njëjtat eksperienca, çfarë përdorin pas vaksinave, ndonjë medikament apo ndonjë kurë popullore për të qetësuar dhimbjet e të vegjëlve Lutuni për ne!”- tha Xhensila.

Lexo edhe:  Kejvina shpreh dëshirën: Mezi po pres të kem një bebe, por s’ka meshkuj